Gripi Stinor

Gripi stinor është një infeksion akut viral respirator (sëmundje) i shkaktuar nga viruset e gripit stinor. Çdo grip stinor përhapet nga viruse të ndryshme të tij dhe prek njerëz të ndryshëm në bazë të aftësisë së trupit të tyre për të luftuar infeksionin.

Egzistojnë disa tipe virusesh që shkaktojnë gripin si tipi A, B e C. Tipet e viruseve A e B janë shkaktarët më të shpeshtë të gripit.

Si përhapet gripi ?
Gripi stinor është një infeksion akut viral shumë ngjitës. Gripi stinor transmetohet direkt nga një person i sëmurë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtimave ose indirekt nga dhënia e dorës një personi të infektuar apo prekja e objekteve të ndotura me virusin e gripit stinor dhe më pas ata prekin sytë,gojën apo hundën.
Viruset përhapen në ajër dhe nëpërmjet grimcave të ajrit kalojnë në grykë e hundë, shtohen dhe mbas 1-4 ditë japin shenjat e gripit stinor.

Përsa kohë një person i sëmurë e përhap gripin tek të tjerët?
Personi i infektuar me virusin e gripit mund të jetë infektues për të tjerët, 1 ditë para se të sëmuret dhe 5 ditë pas shënjave të gripit. Por veçanërisht te fëmijët, apo personat me imunnitet të ulur, periudha infektuese mund të jetë pak më e gjatë.

Kush rrezikon prekjen nga gripi stinor?
Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit stinor dhe ta përhapë atë tek të tjerët.
Por disa njerëz janë në rrezik më të madh për t'u infektuar me virusin e gripit stinor ose të bëjnë komplikacione nga gripi.
Në rrezik më të madh janë:

Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç ,sidomos deri në 2 vjeç
Njerëzit 65 vjeç e sipër
Gratë shtatzëna.
Njerëzit me sëmundje kronike,si: Astma, Diabeti, Sëmundjet e zemrës, Sëmundjet e mushkrive, Sëmundjet e veshkave, Sëmundjet e mëlcisë, Sëmundjet e gjakut, Sëmundjet me ulje të sistemit imunitar si HIV/AIDS,kancer,etj. Kushte neurollogjike,si epilepsia,distrofia muskulare,vonesa të rënda të zhvillimit,etj. Njerëzit obezë.Të rinj nën 19 vjeç që kanë përdorur gjatë aspirinën.

Shënjat e zakonshme të gripit stinor janë:
Temperaturë e lartë
Kollë
Dhimbje fyti 
Shënja të mundëshme, sidomos për fëmijët:
Lodhje
Dhimbje koke
Të përzjera
Diarre
Të vjella 
Dhimbje barku
Rrjedhje të hundëve
Dhimbje muskujsh 
Shënjat paralajmëruese për emergjencë.
Duhet të dini se sëmundja zakonisht zgjat rreth një javë POR drejtohuni menjehere tek mjeku nese:

Fëmijët shfaqin:

Frymëmarrje e shpejtë, ose probleme me frymëmarrjen
Ndryshim të ngjyrës së lëkurës
Nuk konsumon lëngje të mjaftueshme
Nuk ka gjallëri ose nuk bashkëvepron
Bëhet nervoz sa që fëmija nuk dëshiron të mbahet
Rrikthim të shënjave të gripit por me ethe dhe kollë të keqe
Ethe me një skuqje të lëkurës
Fortësim i qafës
Të rriturit shfaqin:

Vështirësi në frymëmarrje apo gulçim
Dhimbje apo presion në gjoks apo bark
Marramendje papritur
Konfuzion mendor
Të vjella të menjëhershme ose të vazhdueshme
Çfarë mund të bëni për të mbrojtur veten nga virusi i gripit stinor?

Ju rekomandojmë tre hapa për të luftuar gripin: vaksinimin, veprimet e përditëshme parandaluese, dhe përdorimin e saktë të barnave antivirale nëse mjeku i rekomandon.

Mënyra më e mirë e parandalimit të gripit është vaksinimi me vaksinën anti-grip.

Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit.

Vaksinimi duhet të bëhet çdo vit pasi ka shumë lloje virusesh dhe çdo vit dalin vaksina të reja që mbrojnë nga nëntipe të reja të virusit. Vaksina përmban dy nëntipe të virusit A dhe virusit B të gripit.

Vaksinimi kundër gripit bëhet në muajt tetor–dhjetor.

Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë mbas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit.

Injeksioni i vaksinës kryhet në pjesën e sipërme muskulare të krahut.

Vaksina kundër virusit të gripit i rekomandohet sidomos :

Fëmijëve mbi 6 muaj

Personave mbi 50 vjeç

Personave të grupit që kanë rrezik më të madh për të marrë virusin e gripit

Personelit shëndetësor
Grave shtatzëna
Personave që jetojnë në kolektiv apo spitale kronike
Personat kujdestarë për të tjerë si edukatoret e cerdheve, kopshteve, kujdestarët e moshave të treta etj.

VAKSINA KUNDËR VIRUSIT TË GRIPIT NUK I REKOMANDOHET :

Personave që kanë alergji nga veza
Gjëndje akute me temperaturë
Sindroma Guillain–Barre
Personat që kanë patur reaksion të mëparshëm
Fëmijët nën 6 muaj
A jep vaksina efekte të padëshirueshme ?
Vaksina nuk jep efekte të padeshirueshme. Edhe nëse takohen janë me efekte lokale në vendin e injeksionit të cilat zgjasin 1-2 ditë si skuqje apo dhimbje.

Veprimet e përditshme që ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit stinor.

Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini me shami.
Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose përdorni solucione duarsh me alkool
Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.
Përpiquni të shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit e sëmurë.
Ushqehuni shëndetshëm
Bëni aktivitet fizik
Bëni gjumë të mjaftueshëm.
Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku banoni
Konsultohuni me mjekun për mjekimin me ilaçe kundër gripit

Ilaçet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues,por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.

KUJDES ANTIVIRALËT JEPEN VETËM ME REKOMANDIMIN E MJEKUT !!!

Nëse jeni të sëmurë me grip apo keni të sëmurë në shtëpi duhet të mbani parasysh:

Qëndroni në shtëpi.
Qëndroni veç nga të tjerët
Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë
Mbuloni gojën dhe hundën me shami kur kolliteni apo teshtini
Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime
Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj
Evitoni kontaktet me njerëzit
Pastroni dhe dezinfektoni mjediset e banesës

Na vizitoni në

Na kontaktoni

Lagja: "Partizani", Spitali Rajonal Vlore.
Email : spitalivlore@shendetesia.gov.al
Telefon: +3553322657