Inagurim i Pediatrise

Kryeministri Rama vizitoi sot hapësirat e reja dhe të rikonstruktuara të Spitalit Pediatrik të Vlorës, një investim i realizuar në sajë të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë me Agjencinë turke për zhvillim TIK.

Spitali i pediatrisë së Vlorës përballon një fluks të madh pacientësh, kryesisht në sezonin turistik, duke bërë të domosdoshme nevojën për të zgjeruar hapësirat dhe modernizuar shërbimin e urgjencës.

Me një falenderim për punën e përfunduar me sukses, kryeministri Rama, iu drejtua të pranishmëve, duke shprehur kënaqësinë që pacientët e vegjël do të gjejnë në spitalin e ri kushtet optimale për ndihmën dhe trajtimin mjekësor. “Ju faleminderit të gjithëve që sot erdhëm këtu për të parë frytet e një pune të nisur dhe të një rezultati shumë mbresëlënës që është zgjidhja përfundimtare e problemit të pediatrisë. Një problem i hershëm dhe një problem që tanimë është zgjidhur duke krijuar mundësi optimale për të gjithë fëmijët që kanë nevojë për ndihmën dhe për trajtimin mjekësor këtu, në Vlorë. Ku, siç u tha edhe nga parafolësit, bëhet fjalë jo vetëm për shokët e Zahos, që janë këtu nga Vlora, por edhe për ata që vijnë gjatë verës.”

Vlora do të përjetojë transformime të mëdha, - u shpreh kryeministri.

Na vizitoni në

Na kontaktoni

Lagja: "Partizani", Spitali Rajonal Vlore.
Email : spitalivlore@shendetesia.gov.al
Telefon: +3553322657