Java Botërore e Glaukomës

Glaukoma (tensioni i syrit) paraqet si nje semundje e rende e syrit, e cila karakterizohet me demtimin e nervit optik dhe ngushtimin e fushes vizive qe shkaktohet ne radhe te pare nga rritja e tensionit te syrit. Tensioni i lartë i syrit është një nga shenjat e glaukomës. Glaukoma prek mbi 2% te popullsise mbi 40 vjec. Rreth 50 milione njerez vuajne nga glaukoma, dhe me shume se 5 milione prej tyre e kane humbur fare shikimin, gje qe e bene glaukomen te renditet e dyta ne listen e shkaqeve te verberise se perhershme. Me diagnostikimin dhe me trajtimin e duhur, në kohë te kesaj semundje mund të parandalohen shumë nga dëmtimet që vijnë prej saj.

SIMPTOMAT:

Simptomat dhe fillimi i tyre janë shumë të ndryshme në tipet e glaukomave.
Glaukoma me kënd te hapur quhet ndryshe edhe “hajduti i heshtur i të parit”. Në këtë formë të glaukomës, humbja e shikimit ndodh gradualisht, ngushtohet fusha vizive nga periferia. Ndërsa dëmtimi përparon ju mund të zbuloni se keni humbur zona të konsiderueshme të pamjes tuaj periferike dhe më tej të asaj qendrore. Nëse glaukoma nuk trajtohet ajo mund të sjellë humbjen e shikimit. Pacienti nuk ndien dhimbje apo shqetësime të tjera, gjë që bën që pacienti ta kuptojë dëmtimin e të parit vetëm në faza shumë të avancuara të sëmundjes.

Glaukoma me kënd të ngushtë – këndi midis kornesë dhe irisit (këndi nga i cili lëngu i brendshëm i syrit del jashtë tij) paraqitet i ngushtë ose i mbyllur. Në këtë rast, lëngu që prodhon syri nuk arrin të dalë jashtë dhe kështu tensioni brenda syrit rritet. Ndryshe nga glaukoma me kënd të gjerë, glaukoma akute me kend te ngushte përfshin një rritje të menjëhershme të tensionit të syrit, simptomat ndodhin papritmas dhe mund të përfshijnë dhimbje të forta në sy dhe skuqje, shikim të mjegullt, dhimbje koke dhe të vjella e dobësi ekstreme. 
Një kategori tjetër quhet glaukoma dytësore ose sekondare, shkaktare të së cilës janë probleme të tjera në sy, si inflamimet, kataraktet, traumat e surit, diabeti etj. 
Një grup i vogël njerëzish preken nga glaukoma e lindur. Në këto raste fëmija lind me këtë sëmundje ose ajo shfaqet pak kohë pas lindjes. Në 12.000-18.000 lindje, kemi një rast me glaukomë kongjenitale Te 70% të rasteve, glaukoma kongjenitale paraqitet në të dy sytë dhe raporti në mes të seksit mashkull/femër është 2 me 1.

DISA NGA FAKTORËT E RISKUT JANË:
o Dikush në familjen tuaj vuan nga glaukoma
o Jeni me diabet
o Keni përdorur rregullisht dhe për një kohë të gjatë kortizonikë
o Jeni dëmtuar më parë në sy
o Jeni mbi 45 vjeç

DIAGNOZA
Mjeku do të diagnostikoje glaukomën duke kontrolluar për humbje të shikimit fillimisht me anë të një tabele që bën të mundur vlerësimin e fushëpamjes, ai gjithashtu do të kryejë matjen e presionit intraokular (tonometri) dhe do të përdorë një lente të veçantë për të kontrolluar këndin e syrit. Vlerat normale te tensionet te syrit jane nga 10 deri ne 22 mm hg. Më tej, pas hedhjes së disa pikave në sy për zgjerimin e pupilës, mjeku do të shohë brenda syve për shenja të dëmtimit të nervit optik.

Si mund ta parandalojmë dëmtimin e nervit të syrit nga glaukoma?

• Diagnostikimi sa më i hershëm është çelësi i suksesit në parandalimin e dëmtimit të nervit nga glaukoma
• Pas diagnostikimit, pacienti duhet të ndjekë me përpikmëri të gjitha këshillat e mjekut me qëllim parandalimin e përparimit më tej të sëmundjes. Nese tensioni eshte i stabilizuar ne menyre medikamentoze duhet te matet nje here ne 1 – 1,5 muaj dhe te behet vleresimi i gjendejes se bervit optik nepermjet fushes vizive apo skanimit te trashesise se fijeve nervore ne OCT cdo 3-6 muaj.

Si mund të realizohet diagnostikimi sa më i hershëm?

• Çdo individ mbi 40 vjec duhet të kryejë të paktën një herë në vit kontroll te okulisti ku te matet tensioni i syrit. Personat qe jane ne grupin e riskut keto kontrolle duhet ti kene me te shpeshta.
• Kujdes duhet patur në rastin e fëmijëve, nëse ju vini re që fëmija apo foshnja i porsalindur i ka sytë me përmasa të ndryshme apo të dy sytë i ka me përmasa më të mëdha sesa do të ishin normalisht, ose xhamin e syrit e ka jo transparent (bebja e syrit nuk i duket qartë), nëse vini re që fëmija nuk e duron dot dritën dhe ka lotim të shtuar, atëherë duhet të kryhet një vizitë te okulisti për të përjashtuar praninë e glaukomës kongenitale (të lindur).

Pavini ORL-Okulistikes Spitali Rajonal Vlore:
• Dilaver Haskaj
• Elvira Dervishi
• Edmond Isufaj
• Odela Risilia

Na vizitoni në

Na kontaktoni

Lagja: "Partizani", Spitali Rajonal Vlore.
Email : spitalivlore@shendetesia.gov.al
Telefon: +3553322657