Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Muaji Tetor - Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Muaji Tetor në të gjithë  botën është muaji i ndërgjegjësimit për  kancerin e gjirit, për të

rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si

dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është  kanceri më i zakonshëm

i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe  vendet në zhvillim. Kjo rritje  në

vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe

mënyrave jo të shëndetshme të jetesës .

Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se,

zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit.

 

Për të rritur informimin e grave dhe vajzave rreth faktorëve të rrezikut  dhe  kapjes së

hershme të kancerit të i gjirit lexoni: 

 

Gruaja dhe Gjiri

Të parandalosh dhe të jetosh

 

Kanceri i gjirit shpesh shkakton shqetësim, stres dhe ankth.

 

Është fakt konkret dhe i dukshëm se, informimi dhe sensibilizimi ka çuar  në  zbulimin

dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit. Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit, aq më

tepër rriten edhe mundësitë për shërimin  e tij.

 

Çfarë është kanceri i gjirit?

Kanceri i gjirit zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.Qelizat në një pjesë të gjirit bëhen

anormale dhe  fillojnë të rriten, grumbullohen e formojnë një tumor, i cili shtyp dhe

përhapet  jashtë kontrollit dhe shkatërron indin normal të gjirit. Nëse nuk trajtohen, këto

qeliza anormale mund të përhapen dhe të  dëmtojnë apo shkatërrojnë indet normale që

ndodhen përreth. Gjithashtu, ato mund të përhapen edhe  në pjesët më të largëta të

trupit, nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut ose nëpërmjet sistemit limfatik.

 

Kush mund të preket nga kanceri i gjirit?

 

Nga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër, por rreziku rritet me rritjen e

moshës.

Zakonisht preken moshat mbi 50 vjeç, por mund të shfaqet edhe në mosha  

fare të reja. Kështu, nëse në moshat 20 vjeçare kanceri i gjirit takohet 1 rast në 2000

femra, në moshat 50 vjeçare takohet 1 rast në 40 femra, në moshat 70 vjeçare takohet 1

rast në 25 femra, ndërsa në gjithë jetën e një femre takohet 1 rast në 10 femra.

Kanceri i gjirit është një problem i grave pavarësisht se haset në raste të rralla  

edhe tek burrat, rreth 99% e kancereve të  gjirit zhvillohen te gratë, te burrat  takohet

100 herë më rrallë.

 

Çfarë e shkakton kancerin e gjirit?

Askush nuk e di me siguri se çfarë e shkakton kancerin e gjirit apo pse disa gra bëjnë

kancer gjiri dhe të tjera jo, pse disa janë më të rrezikuara për të zhvilluar kancer gjiri

dhe të tjera jo. Por dimë se ka disa faktorë që duket se rrisin

 rrezikun për të zhvilluar

kancer gjiri. Disa faktorë ne nuk mund t’i ndryshojmë dhe disa të tjerë jo.

 

Faktorët që nuk mund t’i ndryshojmë janë:

 Gjinia - Të qenit grua.

 Mosha - Rreziku për të pasur kancer gjiri rritet me rritjen e moshës.

Faktorët gjenetike - Rreth 5% deri 10% e kancereve të gjirit mendohet të jenë

pasojë e  një defekti gjenetik, të gjeneve BRCA1 dhe BRCA2.  Historia familjare për kancer gjiri - Gratë të cilat kanë pasur të afërm si

gjyshja, nëna apo motra me kancer gjiri kanë një rrezik më të lartë se popullata e

përgjithshme. Megjithatë, vetëm më pak se 15% e grave me kancer gjiri kanë patur të

afërm me kancer gjiri. 

Historia personale lidhur me kancerin e gjirit - Gratë me kancer në njërin gji

kanë një rrezik 3-4 herë më të lartë për të zhvilluar një kancer të ri, në gjirin tjetër apo

në një pjesë tjetër të të njëjtit gji.  

Gratë  me ind  gjiri me densitet të lartë - Gratë me ind gjiri me densitet më të

lartë (siç mund të shihet në mamogram), kanë rrezik më të lartë për kancer.  

Disa probleme beninje të gjirit - Gratë e diagnostikuara me probleme beninje

të gjirit mund të kenë një rrezik më të rritur për kancer gjiri, sidomos kur këto probleme

shoqërohen me rritje të tepruar të qelizave të indit të gjirit, në kanalet apo gjendrat e tij.

Fillimi i menstruacioneve - Gratë të cilat kanë pasur fillimin e ciklit menstrual

para moshës 12 vjeç.  

Mbarimi i menstruacioneve - Gratë që kanë pasur mbarimin e

menstruacioneve pas moshës 55 vjeç kanë një rrezik lehtësisht më të lartë. 

Ekspozimi ndaj rrezatimit të gjoksit - Gratë që në fëmijërinë apo

adoleshencën e tyre, kur gjinjtë janë ende duke u zhvilluar, i janë nënshtruar mjekimit

me rrezatim, për arsye të një sëmundjeje tjetër kanceroze, kanë rrezik më të lartë.  

 

Faktorë  rreziku të ndryshueshëm janë:

Lindja e fëmijëve - Gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose që e kanë pasur fëmijën

e parë pas moshës 30 vjeç kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri. Shumë

shtatzëni dhe shtatzënitë në moshë të hershme duket se e ulin riskun.  

Përdorimi i kontraceptivëve oralë, në kohët e fundit - Kontraceptivët oralë e

rrisin pak rrezikun, por pas ndërprerjes së përdorimit rreziku normalizohet pas 10

vitesh.  

Mjekimi me  hormone pas menopauzës - Rritja e rrezikut për kancer gjiri

është vetëm në përdorimin e kombinuar të hormoneve (estrogen me progesteron), por

rreziku normalizohet brenda 5 vitesh nga ndërprerja e tij.   

Ushqyerja me gji - Ushqyerja me gji mund ta ulë lehtësisht rrezikun nga

kanceri i gjirit, sidomos nëse vazhdon gjatë, për 1 vit e gjysmë ose dy vjet.  

Konsumi i tepruar i alkoolit - Rreziku i rritur për kancer gjiri dhe rritja e tij

lidhet me sasinë e alkoolit të konsumuar. Gratë që konsumojnë 2 - 5 pije të përditshme

kanë 50 % rrezik më të lartë se gratë  që nuk konsumojnë alkool.   

Mbipesha dhe obeziteti - Rritja e rrezikut për kancer gjiri nga mbipesha dhe

obeziteti është sidomos kur këto ndodhin pas menopauzës.  

Ushqimet me yndyrna të larta - Ngrënia  e ushqimeve me përmbajtje të lartë

yndyrnash përbën rrezik për kancer të gjirit, dhe ka lidhje me mbipeshën ose obezitetin.

Aktiviteti fizik - Aktiviteti fizik e ul rrezikun për kancer gjiri.

Duhanpirja aktive e pasive - rrit rrezikun për kancer gjiri.

 

Sa më shumë faktorë rreziku të ketë një grua, aq më e madhe është mundësia për

t’u prekur nga kanceri i gjirit.

 

 

  

 

 

Shenjat e kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit mund të shfaqet me një sërë shenjash të ndryshme, të mundshme: 

 

Në shumicën e rasteve shenja më e zakonshme e kancerit në gji është një nyjëz

apo një kokërr e fortë gjatë prekjes, në gji apo nën sqetull. 

Enjtje e një pjesë apo e gjithë gjirit.

Irritim apo dëmtim i lëkurës së gjirit, apo  trashje që ngjan me lëkurën e

portokallit.

Gropëzim (kthim nga brenda) e thithit.

Skuqje, apo zënie kore e thithit apo lëkurës së gjirit.

Rrjedhje nga gjiri, sidomos rrjedhje gjaku.

Dhimbje në gji apo në thithin e gjirit.

Si dhe çdo gjë tjetër që nuk duket normale.

    

    

Është e rëndësishme që çdo nyjëz apo kokërr e re, apo edhe çdo ndryshim tjetër i gjirit

të kontrollohet nga një personel shëndetësor specialist në sëmundjet e gjirit, edhe pse

jo të gjitha gjendrat apo ndryshimet në gji janë kancer.

 

A e dini se cila pjesë e gjirit është më e rrezikuar nga zhvillimi i kancerit të gjirit?

 

Kanceri i gjirit mund të zhvillohet në të

gjithë shtrirjen e tij. Nëse gjirin e ndajmë

në katër kuadrate, atëherë shikojmë se ka

një shpërndarje të pabarabartë të

zhvillimit  të  kancerit.

 

 

A mund të zbulohet herët kanceri i gjirit?

 

E rëndësishme është që kanceri i gjirit të zbulohet sa më herët që të jetë e mundur,

sepse sa më i vogël të jetë tumori aq më të mëdha janë mundësitë e shërimit.

Sot ka disa mënyra dhe mjete për të zbuluar herët kancerin e gjirit, të tilla si:

 

Mamografia

Kontrolli i gjirit nga një personel shëndetësor

Eko e gjirit

Vetëkontrolli mujor i gjirit

 

MAMOGRAFIA

 

Mamografia e kap kancerin e gjirit në faza të hershme, atëhere kur shenjat nuk

mund të shihen me sy apo të preken me dorë, kur ai akoma nuk e ka kaluar

madhësinë prej disa mm.  

Mamografia mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth 2-3 vjet para shfaqjes së

Shenjave

.

Gjatë kryerjes së mamografisë  gratë duhet të kenë parasysh:

Të kenë veshje të  përshtatshme (fund apo pantallona në vend të fustanit) në

mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit (gjatë kryerjes së

mamografisë, femrat duhet të zhvishen nga mesi e lart).

Mamografia duhet kryer në një moment kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të

dhimbshëm, rreth një javë pas menstruacionit.

Mamografia është pak e dhimbshme, mbasi gjiri vendoset midis dy pllakave dhe

shtypet, por dhimbja është e durueshme.  

Në ditën e kryerjes së mamografisë nuk këshillohen të përdoren deodorante apo

locione të tjera nën sqetulla, pasi mund të ndërhyjnë në leximin  e mamografisë.  

Mamografia nuk duhet bërë vetëm një herë në jetë, por në mënyrë të

vazhdueshme gjatë gjithë jetës, sipas rekomandimeve të mjekut. 

Mamografia duhet planifikuar në të njëjtin muaj të vitit, kështu nuk do të mund

të harrohet kryerja e saj.

Gjithashtu, për gratë që kanë kryer mamografi të tjera këshillohet t’i kenë filmat

 e tyre me vehte për t’i konsultuar me radiologun.

 

 

Mamografia është në fund të fundit një fotografi e gjirit e cila flet shumë.Të gjitha

gratë duhet ta bëjnë këtë fotografim të gjinjve të tyre.

 

 

Ekzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor

 

Ekzaminimi klinik i gjirit është një vizitë e gjirit e kryer nga një personel

mjekësor i trajnuar. 

Ekzaminimi klinik i gjirit mund të kapë deri në 65% të kancerit të gjirit.

Ekzaminimi klinik i gjirit mund të arrijë të kapë disa kancere të gjirit në faza të

hershme.

Ekzaminimi klinik i gjirit bëhet çdo 1-3 vjet, në varësi të moshës, nga mosha 30

vjeç.  

Ekzaminimi klinik i gjirit kryhet 5-7 ditë mbas menstruacioneve.

 

Ekzaminimi klinik i gjirit duhet të kryhet i plotë në të gjithë shtrirjen e tij.

 

Ekzaminimi klinik i gjirit i plotë përfshin shikimin dhe prekjen e gjirit e të

nyjeve limfatike për të vërejtur ndonjë ndryshim në formën, madhësinë apo në

lëkurën e tyre, dhe për të prekur ndonjë nyjëz apo gungë.

 

Gjatë ekzaminimit klinik të gjirit, çdo sipërfaqe që preket duhet të kalohet  tri

herë, duke përdorur prekje me presion të lehtë, të mesëm dhe  të fortë.

Gjatë ekzaminimit klinik të gjirit, prekja bëhet me mollëzat e tre gishtave.

 

 

 

                  

                                       

E rëndësishme  është që personeli mjekësor të kryejë ekzaminimin klinik të

plotë, të saktë dhe t’i kushtojë kohën e duhur.

 

Vetëkontrolli mujor i gjirit

 

Vetëkontrolli mujor i gjirit është një mënyrë për të kontrolluar gjinjtë nga vetë

gruaja.

Vetëkontrolli mujor i gjirit duhet të bëhet herë pas here, që në moshën 20

vjeçare, mbasi asnjë grua nuk i ka dy gjinjtë e saj  saktësisht të njëjtë. 

Vetëkontrolli mujor i gjirit ka si qëllim që gratë të vënë re menjëherë ndonjë

ndryshim në gjinjtë e tyre.  

Vetëkontrolli mujor i gjirit nuk ka për qëllim vendosjen e diagnozës, por vetëm

perceptimin, aftësinë për të kuptuar ndryshimet.

Vetëkontrolli mujor i gjirit kryhet 5-7 ditë mbas menstruacioneve.

 

 

Vetëkontrolli mujor i gjirit duhet të kryhet në të njëjtën kohë çdo muaj në një

datë të caktuar.

Vetëkontrolli mujor i gjirit përfshin, shikimin dhe prekjen e gjirit e të nyjeve

limfatike për të vërejtur ndonjë ndryshim në formën, madhësinë apo në lëkurën

e tyre, dhe për të prekur ndonjë nyjëz apo gungë.

Vetëkontrolli mujor i gjirit duhet të kryhet i plotë, i saktë dhe në të gjithë

shtrirjen e gjirit.  

Çdo sipërfaqe që prek gruaja duhet të kalohet  tri herë, duke përdorur prekje me

presion të lehtë, të mesëm dhe  të fortë.

Prekja bëhet me mollëzat e tre gishtave.

 

Shikimi apo vrojtimi i gjinjve bëhet para pasqyrës, me dritë të mjaftueshme, e

zhveshur nga mesi e sipër, sipas hapave të mëposhtme :

 

 

 

 

 

Gjatë vëzhgimit apo shikimit vërehet për ndonjë:

 

  1. ndryshim në madhësi ose në formën e tyre
  2. ndryshim në lëkurë, si rrudhosje ose gropëzime të saj
  3. ndryshim të drejtimit të thithit të gjirit, si i futur brenda
  4. rrjedhje e pazakontë nga thithi i gjirit
  5. skuqje ose zënie kore e lëkurës si në thith apo edhe përreth tij

 

Prekja e gjirit dhe nyjeve limfatike kryhet në pozicionin shtrirë dhe në këmbë

 

Gjatë prekjes së gjinjve, gratë vërejnë nëse prekin ndonjë gjë të pazakontë:

 

 

Ndjejnë ndonjë kokërr apo gjendër në gji, sipër në kraharor apo nën sqetull.

Prekin ndonjë trashje të pazakontë të gjirit që nuk largohet.

 

 

Ekografia e gjirit

 

 

Ekografia është një mjet që përdor ultratinguj për ekzaminimin e gjirit.

Ekografia nuk mund të përdoret si test i vetëm për diagnostikimin herët të kancerit të gjirit.

Ekografia përdoret së bashku me mamografinë, nëse kjo e fundit nuk sqaron

disa ndryshime në gji.

Ekografia nuk fotografon apo nuk jep imazhe  për zonat e thella të gjirit.

Ekografia këshillohet për gratë e reja, gra që kanë ind të dendur, të ngjeshur ose

për gratë që nuk kanë ushqyer me gji.

 

Rekomandime mbi moshën dhe llojet e kontrollit të gjirit

 

Gratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku, kanë një rrezik mesatar  për të zhvilluar kancer

gjiri.

Atyre ju rekomandohet:

 

Nëse janë 20-40 vjeç

 

Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo tre vjet

Vetëkontontroll mujor të gjirit  

 

Nëse janë 40-50 vjeç  

Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit

Vetëkontontroll mujor të gjirit  

 

Nëse janë 50-70 vjeç.  

Mamografi çdo 2 vjet

Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit

Vetëkontontroll mujor të gjirit  

 

Gratë që kanë disa faktorë rreziku, si probleme beninje të gjirit, histori familjare

për kancer gjiri, fillimi i hershëm dhe mbarimi i vonshëm i menstruacioneve, lindja e

fëmijës mbi 30 vjeç, obeziteti apo konsumimi i tepruar i alkoolit,  kanë  një rrezik

më të ritur se mesatarja për të zhvilluar kancer gjiri                

 

   

 Atyre ju rekomandohet:

 

 Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit

 Fillimi i mamografisë që në moshën 40 vjeç dhe përsëritje çdo vit

 Vetëkontontroll mujor i gjirit  

Gratë  kanë një rrezik të fortë për të zhvilluar kancer gjiri kur kanë faktorë

rreziku si:

 

 Nëse kanë histori personale për kancer gjiri, ju rekomandohet:

- Mamografi çdo vit sipas diagnozës

- Ekzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit  

 

 Nëse kanë faktorë klinikë si ind i ngjeshur gjiri, rrezatim në fëmijëri, ju rekomandohet:

- Ekzaminim klinik i gjirit çdo vit

- Mamografi çdo vit (në asnjë rast jo para moshës 25 vjeç)

- Konsultë me specialistin e gjirit  

 

 Nëse kanë faktorë klinikë si histori familjare për kancer gjiri nën moshën

50 vjeç, apo dy ose më shumë familjarë të së njëjtës degë me kancer gjiri ju

rekomandohet:

     - Ekzaminim klinik të gjirit çdo vit

     - Mamografi çdo vit duke filluar që 40 vjeç, ose 5 deri 10 vjet më parë se fillimi i kancerit tek familjarët e saj (në asnjë rast jo para moshës 25 vjeç)

      - Konsultë me specialistin e gjirit

 

 Nëse kanë faktorë gjenetike, janë bartës të difektit BRCA1 apo BRCA 2,

kancer gjiri tek një familjar mashkull, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në

të njëjtin familjar, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë ju

rekomandohet:

         - Ekzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj

         - Mamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga 25 vjeç

          - Konsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik  

 

Kujdes! Zakonisht, një tumor që sapo ka filluar nuk jep dhimbje.

 

Paraqituni tek mjeku i familjes, aty ku ju banoni, për t’u këshilluar lidhur me

kontrollet që duhet të bëni për të kapur herët kancerin e gjirit.

 

Na vizitoni në

Na kontaktoni

Lagja: "Partizani", Spitali Rajonal Vlore.
Email : spitalivlore@shendetesia.gov.al
Telefon: +3553322657