Muaji Tetor - Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit
Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të
rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si
dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm
i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Kjo rritje në
vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe
mënyrave jo të shëndetshme të jetesës .
Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se,
zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit.
Për të rritur informimin e grave dhe vajzave rreth faktorëve të rrezikut dhe kapjes së
hershme të kancerit të i gjirit lexoni:
Gruaja dhe Gjiri
Të parandalosh dhe të jetosh
Kanceri i gjirit shpesh shkakton shqetësim, stres dhe ankth.