Investimet e mëdha që po ndërmerren për fuqizimin e spitaleve me aparatura të teknologjisë së lartë

Sot në Vlore për investimet e mëdha që Qeveria po ndërmerr për fuqizimin e spitaleve rajonale me aparatura të teknologjisë së lartë.

Në spitalin rajonal të Vlorës janë instaluar
▫️mamografi e re
▫️grafi dixhitale
▫️grafi e lëvizshme
▫️aparati i ri i anestezisë në sallat e operacionit
▫️ inkubatorë të rinj në neonatologji dhe një sërë aparaturash moderne me vlerë 608 mijë euro

Ne kemi një plan konkret për të mundësuar që qytetarët ta marrin shërbimin me cilësi, afër vendbanimit të tyre.
4.5 milion euro po investojmë për të rritur cilësinë e shërbimit në spitalet rajonale për diagnostikimin dhe trajtimin më të mirë përmes aparaturave të teknologjisë së lartë.

Në Vlorë veç investimeve në spital, këtë vit rikonstruktohet plotësisht Poliklinika e qytetit të Vlorës, e cila do të pajiset edhe me aparatura të reja. Rreth 112 milion lekë është investimi që do ti ndryshojë faqe poliklinikës në zemër të qytetit dhe do të garantojë shërbim me cilësi për qytetarët e Vlorës.
11 qendra shëndetësore rehabilitohen në Vlorë në kuadër të projektit të rindërtimit të #80 qendrave gjatë 2018 dhe #300 qendrave në 4 vite.
#MShMS 
#PërmirësojmëKujdesinShëndetësor

Na vizitoni në

Na kontaktoni

Lagja: "Partizani", Spitali Rajonal Vlore.
Email : spitalivlore@shendetesia.gov.al
Telefon: +3553322657