Artikuj

Investimet e mëdha që po ndërmerren për fuqizimin e spitaleve me aparatura të teknologjisë së lartë

Sot në Vlore për investimet e mëdha që Qeveria po ndërmerr për fuqizimin e spitaleve rajonale me aparatura të teknologjisë së lartë.

Në spitalin rajonal të Vlorës janë instaluar
▫️mamografi e re
▫️grafi dixhitale
▫️grafi e lëvizshme
▫️aparati i ri i anestezisë në sallat e operacionit
▫️ inkubatorë të rinj në neonatologji dhe një sërë aparaturash moderne me vlerë 608 mijë euro

Njoftim

Shërbimi i mamografisë për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit për gratë ofrohet për herë të parë në Spitalin Rajonal të Vlorës me instalimin e aparaturës së re të mamografisë.

Me objektivin e madh të permiresojmë dhe zgjerojmë sherbimet shëndetësore, Spitali ynë është me pranë pacientëve të qytetit të Vlorës.

Diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit, shpëton jetën.

Inagurimi i centralit të sterilizimit 

Në spitalin e #Vlorës për shërbimin e ri të sterilizimit dhe instrumentave të rinj kirurgjikalë dhe investimet në aparatura biomjekësore për të garantuar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve.
#MShMS #FuqizimiSpitaleveRajonale

Njoftim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton publikisht mjekët specialistë të interesuar të punojnë në spitalet rajonale dhe bashkiake, të paraqesin kërkesën e tyre për tu punësuar me bonus 2.5 milion lekë (të vjetra) mbi pagën.
Pak ditë pas miratimit të vendimit për rritjen e masës së bonusit nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli specialitetet për të cilat kërkohet punësimi i mjekëve, sipas nevojave të spitaleve.

Poliklinika

Urgjenca e Spitalit te Vlores, e cila piken kryesore te saj e ka ne Polikliniken qendrore, eshte ne dospozicion te plote. 
Ne cdo kohe, qytetareve u jepet sherbimi i kerkuar.

Drejtori i komanduar i spitalit te Vlores Aleksander Cami.

Dhuro gjak, shpeto Jete!

 

Te dhurosh gjak do te thote te japesh shprese, te dhurosh buzeqeshje! 
Ujesjelles Kanalizime ka sensibilizuar punonjesit e saj ne kuader te kesaj nisme per te dhuruar gjak vullnetarisht ne Banken e Gjakut te Spitalit Rajonal Vlore, te cilet i falenderojme per kete akt fisnik nga ana e tyre!
Dhurimi i gjakut eshte nje akt i thjeshte personal, i padhimbshem, por me vlera te medha humane dhe shoqerore!
Dhuro gjak, shpeto jete! Me kete nisme ju ftojme edhe ju, si force e shoqerise te merrni pjese, duke kontribuar ne dhurimin vullnetar per nje akt human mjaft te domosdoshem ne keto dite te nxehta vere!
Ejani, dhuroni buzeqeshje! Ejani, shpetoni jete!

Pages

Na vizitoni në

Na kontaktoni

Lagja: "Partizani", Spitali Rajonal Vlore.
Email : spitalivlore@shendetesia.gov.al
Telefon: +3553322657