Artikuj

Inagurimi i kabinetit te ri Okulistike

Ne Spitalin Rajonal Vlore u be inagurimi i nje aparature te re ne sherbim te komunitetit te Vlores.Kjo u be e mundur fale financimit te Bankes Credins dhe pjesa tjeter eshte ndihmuar me te ardhurat dytesore qe spitali realizon.Ky aparat ben diagnostikimin e problemeve te shikimit qe me pare nuk ka qen e mundur.AUTO REFRAKTOMETRI : eshte nje aparature e perdorur per ekzaminimin e syrit per te percaktuar numrin e syzeve ose lenteve te kontaktit.Kjo arrihet duke matur se si drita hyn dhe ndryshon ne syrin e nje personi.Teknika e perdorimit te ketij aparati eshte i shpejte,i thjeshte dhe pa dhimbje.

Më tepër siguri për pacientët shqiptarë

Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, mori pjesë sot në ceremoninë e organizuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, me rastin e hapjes së qendres rajonale të Telemjekësisë për Vlorën, në bashkëpunim me projektin e USAID-it.

Duke falënderuar për mbështetjen që USAID-i dhe Amerika kanë dhënë përgjithësisht për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, z. Beqaj u shpreh se përveç inovacionit dhe progresit, ndërhyrje të tilla, përbëjnë edhe një vlerë të shtuar për sigurinë, qoftë të pacientëve, apo qoftë mjekëve të Vlorës. 

"Përveç mjekëve shumë të mirë dhe personelit të të këtij shërbimi spitalor, - tha më tej ai, përveç kushteve të mira që po vijnë përherë e më tepër duke u përmirësuar, por edhe sigurisë që ka një furnizim më ritmik me barna, apo ka një grup pajisjesh biomjekësore të disponueshme, në rast nevoje, ka një konsultim shumë më të shpejtë me një mjek edhe më të kualifikuar në shërbimet universitare." u shpreh ministri.

Studentet e FSHP ne nje ore mesimi te hapur

Studentet e FSHP ne nje ore mesimi te hapur mbi dhenien e ndihmes se pare ne pacientin e traumatizuar, e realizuar ne ambientet e Telemedicines

Pages

Na vizitoni në

Na kontaktoni

Lagja: "Partizani", Spitali Rajonal Vlore.
Email : spitalivlore@shendetesia.gov.al
Telefon: +3553322657